Talentet shqiptarë po befasojnë në shumë kampionate europiane. Së fundmi, anësori i Willem II në kampionatin holandez Mario Vrushaj ka ngjallur simpatinë e Ajaxit. Mediat vendase raportojnë se klubi i famshëm i futbollit e ndjek prej kohësh 20-vjeçarin dhe nuk e ka problem të paguajë kartonin e tij prej 1.5 milionë €.
Futbollisti është në pronësi të Olimpiakosit në Greqi dhe është huazuar te skuadra e Willem II për një e gjysmë. Ai kaloi në Eredivisie në janar të këtij viti dhe ka dhënë rezultate individuale bindëse duke shënuar katër gola dhe duke dhuruar 5 asiste në 12 ndeshje të aktivizuar këtë gjysmën e dytë të sezonit në kampionatin holandez.
Në Shqipëri ai u bë i njohur për faktin se refuzoi të përfaqësonte Shqipërinë duke besuar se do të thirret nga kombëtarja e Greqisë. Vrushaj është pjesë e kombëtares helene të 21-vjeçarëve.
© 2024 News Sport - Dev by Aplikacione.com.