Mbrëmjen e së martës në Champions League është luajtur një ndeshje shumë interesante. Juventusi ka pritur Atletico Madridin për raundin 1/16 dhe ka fituar 3-0, duke u kualifikuar për në çerekfinale.
Golat janë shënuar nga Cristiano Ronaldo, i cili 5 ditë përpara kësaj sfide ka shkëmbyer disa mesazhe me ish-shokun e skuadrës tek Manchester United, Patrice Evra, ku i shkruan se ata në shtëpi do i mundin spanjollët. Në fakt ashtu ndodhi.
Këto mesazhe i shpërndan në rrjetet sociale, Evra, i cili tregon vendosmërinë që ka patur Cristiano Ronaldo për ta fituar këtë ndeshje dhe për të bërë një sfidë shumë të madhe.
“Prapa skenave. Këto janë mesazhet mes meje dhe Cristiano Ronaldos, 5 ditë para përmbysjes së madhe! Kjo vetëm ju tregon besimin, vendosmërinë nga lojtari më i mirë në botë. Duhet të falënderojmë prindërit e tij dhe natyrisht Zotin që na ka dhënë këtë njeri dhe këtë lojtar të pabesueshëm. Në çdo moment të vështirë, vëllai im gjithmonë shfaqet dhe tregon se ai është aty. Kështu që mos u bëni xheloz. Unë thjeshtë dua të ndajë këtë moment me ju dhe nëse ju nuk jeni dakort, unë nuk mund të bëj asgjë”, shkruan Evra ndër të tjera.