Tirana e nisi me mënyrën më të keqe të mundshme Superligën, duke u mundur 0-1 në sfidën e parë përballë Kamzës në “Selman Stermasi”.
Megjithatë duket se bardheblutë e kanë lënë pas krahëve këtë disfatë, duke nisur përgatitjet për takimin e rradhës ndaj Teutës. Ekipi i drejtuar nga Ze Maria ka zbritur ditën e sotme në fushë për tu stërvitur, ku të gjithë lojtarët duken në gjendje optimale.
Tekniku brazilian ka premtuar ndryshime për sfidën e rradhës, ndërkohë që ka deklaruar disa herë se fytyra e vërtetë e Tiranës do të duket pas ndeshjes së tretë.