Trajneri i Liverpoolit Jurgen Klopp rrëfeu për herë të parë arsyen se përse e ka aktivizuar vetëm 3 minuta në 10 ndeshjet e fundit Xherdan Shaqirin. Gjermani pranoi se ylli i Zvicrës ka vuajtur nga një dëmtim në ije. Ai nuk e fshehu admirim dhe vlerësimin për 27-vjeçarin.
“Jo, jo, të gjithë janë të mirë, të gjithë të mirë. Si një trajner, nuk më pëlqen të flas për këtë, por asgjë nuk ndodhi midis nesh. Ndonjëherë kemi vetëm 15-20 minuta për të rifituar ritmin. Ai kishte disa probleme në ije, por tani ai është përsëri gati. Ai na ka ndihmuar shumë dhe do të na ndihmojë gjithashtu. Jam i lumtur që e kam atë”, përfundoi Klopp.
Në gati 2 muaj Shaqiri “ngroh” stolin e Liverpoolit. Pavarësisht se nuk është aktivizuar, Shaqiri është kthyer në idhullin e tifozëve të Liverpoolit.
© 2024 News Sport - Dev by Aplikacione.com.