Real Madrid ka arritur marrëveshjen me lojtarin e radhës, Eder Militao, vetëm 21 vjeç. Braziliani në pozicionin e një qendërmbrojtësi, luan me skuadrën e Portos dhe në sezonin e ardhshëm do të transferohet në “Santiago Bernabeu”, raporton prestigjozja “as”.
Kështu kampionët e Europës po sigurojnë të ardhmen, pasi kanë siguruar edhe Brahim Diaz përpara disa ditësh, apo edhe Vinicius. Të dy këta të fundit janë bashkuar me madrilenët dhe janë pjesë e skuadrës së drejtuar nga Santiago Solari.