Liridon Latifi do të firmosë sot me klubin e ri. Sipas ‘Sport Ekspres’, sulmuesi i Skënderbeut nuk do të udhëtojë drejt Hungarisë për të hedhur firmën me Akademinë Pushkash.
Kjo pasi klubi hungarez do të dërgojë kontratën e cila pasi të firmoset nga Latifi do të dërgohet sërish drejt zyrave të Akademisë Pushkash.
Tashmë është gjithçka e kryer dhe Latifi nuk do të jetë më pjesë e Skënderbeut, klub i cili në sezonet e fundit ka arkëtuar miliona euro nga shitja e futbollistëve.