Juventusi ka arritur një marrëveshje me Mario Mandzukiç për të rinovuar kontratën deri në vitin 2021, raporton “Sky Sport”.
Rroga e lojtarit do të jetë deri në 5.5 milionë euro në sezon. Kroati është një nga lojtarët më të preferuar të trajnerit Massimiliano Allegri, ku jo në pak raste ka arritur të jetë shumë deçiziv me golat e tij.
Gjithsesi deri më tani ende nuk ka diçka zyrtare, por që pritet të konfirmohet së shpejti.
Kujtojmë që në të njëjtën kohë, tek Juventusi janë në ankth edhe për dëmtimin e Cristiano Ronaldos, por që ende nuk ka një përgjigje zyrtare sa do të mungojë portugezi.