Juventusi siguron shëbimet e mbrojtësit italian Mateo Darmian. Mbrojtësi i krahut të djathtë do të largohet nga Manchester United dhe ka gjetur akordin me “zonjën e vjetër”. Drejtuesit e klubit tashmë kanë gjetur gjuhën e përbashkët dhe Manchester United dhe lojtari do të largohet në formën e huazimit me të drejt blerje deri në fund të sezonit për një shifer rreth 4 milionë euro.
Darmian ka qenë një lojtar stoli te United si në kohën kur trajner ishte Mourinho, por edhe tani me Solskjaer. Ky është një rikthim për Darmian i cili më parë ka luajtuar në kampionatin italian me Torinon përpara se të trasnferohej në Angli. Me afrimin e tij në skuadër pritet që mbrojtësi Spinazola të huazohet në një ekipë tjetër në Seria A.