Geoffrey Kondogbia dhe Jeison Murillos mund të transferohen te Valencia. Drejtori i klubit spanjoll, Mateu Alemany ka konfirmuar për mediat spanjolle se janë në tratativa për të përfituar shërbimet e dy lojtarëve.
“Murillo është afër një marrëveshjeje, por asgjë nuk është nënshkruar deri tani. Por, për transferimin e Kondogbia ka shumë vështirësi. Do të duhet të presim pak më shumë”, ka deklaruar ai.
Kujtojmë që Kondogbia braktisi ditën e djeshme seancën stërvitore të zikaltërve.