Skuadra e Real Madrid duket se ka marrë vendimin përfundimtar për trajnerin e ri. Kmapionët e Europës me shumë mundësi do t’i besojnë një ish-lojtari të tyre. Mediat spanjolle raportojnë se bëhet fjalë për Joze Maria Guti.
41 vjeçari shihet si pasardhësi ideal i teknikut Zinedine Zidane, i cili u largua pak ditë më parë.
Mediat bëjnë me dije se në të njëjtën kohë prezantimi i trajnerit pritet të bëhet në javën e ardhshme në zyrat e “Santiago Bernabeu”-t.