Munir El Haddadi do të jetë pjesë e Alaves për sezonin e ri. Talenti i Barcelonës është transferuar në klubin e ri në formë huazimi deri në fund të edicionit.
Ditët e fundit ai përflitej për një transferim te Torino në Itali dhe në Francë me Marsejën. Kujtojmë që sezonin e shkuar Munir ishte pjesë e Valencias ndërsa tashmë do të nisë një aventurë të re me Alavesin.