Në mediat italiane po përflitet shumë për një kalim të preparatorit atletik të Partizanit, Corrado Sakone te Milani. Por italiani duket se nuk e ka mendjen fare te kuqezinjtë.
Ai ka postuar nnjë foto në rrjetin social Instagram, ku duket duke dhënë leksion për kurset e UEFA-s për portierët, në Tiranë.
Sakone e ka shoqëruar foton me shkrimin : ”Lektor në kursin e UEFA A për portierët. “Testet fizike për vlerën organizative të punës”, Uefa, portier, Partizani” , përfundon ai.
Italiani nuk ka dhënë ende një prononcim zyrtar në lidhje me çështjen dhe mesa duket nuk i ka kushtuar fare rëndësi zërave në mediat italiane.