Futbollisti i Liverpulit, Emre Can, po kërkohet meë ngulm nga Juventusi në Itali. Por, kur të gjithë janë kurioz për të ardhmen e lojtarit, futbollisti shqiptar, Besar Halimi ka zbuluar diçka më shumë rreth Can.
Në një intervistë të dhënë për “Goal.com”, Halimi ka thënë:
“Nuk e di nëse Can do të qëndrojë në Liverpool. Kur takohemi, nuk flasim shumë për futboll. E di që ka patur interes të madh për të dhe ai gjithashtu po shqyrton ofertat. Shpresoj që të marrë vendimin e duhur.”
Halimi luan për përfaqësuesen e Kosovës, ndërsa ai ka shoqëri me Emre Can.