Jan Oblak është një nga portierët më të mirë të momentit në botë. Portieri slloven është pranë rinovimit të kontratës së tij me Atletiko Madrid. Paraqitjet e tij pozitive kanë bërë që shumë skuadra të mëdha të kthejnë sytë nga ai, por madrilenët nuk dëshirojnë të humbasin shërbimet e tij dhe në këtë mënyrë i kanë ofruar rinovimin.
Gjiganti slloven ka pranuar kushtet e vendosur me një dyfishim page nga ajo aktualja dhe me një klauzol prej 100 milionë euro dhe firma është vetëm çështje kohe. Kështu, Atletiko Madrid i mbyll derën të gjithave skuadrave që interesoheshin për të. Për të marrë shërbimet e tij duhet të paguash në arkën e klubit spanjoll një shumë prej 100 milionë euro.