Trajneri i Realit të Madridit, Santiago Solari ka paralajmëruar Juventusin se Marcelo është ‘100 për qind madrilen’.
“Marcelo është kapiteni ynë i dytë, 100 për qind ‘madridista’ dhe ne kërkojmë versionin më të mirë të gjithëve“, tha ish-futbollisti i Interit, pas barazimit 1-1 të tij me Barcelonën në gjysmëfinale të Copa del Rey.
Pavarësisht nga deklaratat e trajnerit, 30-vjeçari ishte në pankinë në tre nga katër ndeshjet e fundit të Madridit dhe u kritikua për performancën e tij kundër Barçës. Marcelo ishte objektiv i Juventusit në merkaton e verës, me bardhezinjtë që janë të gatshëm të bashkojnë sërish, dyshen Marcelo-Ronaldo.