Julian Draksler nuk do të jetë më pjesë e Volfsburg. Mediat gjermane raportojnë se sulmuesi është përjashtuar ditën e djeshme.
Arsyeja ka qenë fakti se Draksler ka deklaruar gjatë gjithë kohës se do të largohet nga Volfsburg. E çuditshme është se ish-lojtari i Shalke 04 është larguar pikërisht dje, një ditë para ndeshjes që Volfsburg do të luajë sot ndaj Bajernit të Mynihut për kampionat.
Bavarezët përflitet se janë skuadra që kërkojnë Draksler, edhe pse trajneri Ançeloti e përjashtoi dje këtë mundësi, duke u shprehur në konferencën për shtyp se atij dhe ekipit që drejton nuk i nevojitet një sulmues krahu, pozicioni ku luan Draksler.