Dëmtimet pasojnë njëri-tjetrin, ndërsa mesfushori i ardhur në huazim nga Tirana e ka pasur të pamundur që të vazhdojë te Kukësi për ndeshjet e radhës. Edhe pse ka qenë i federuar për ndeshjen e kthimit, ku u mendua se do të ishte pjesë e skuadrës, Gentian Muça nuk ka arritur që t’ia dalë. Ai është përshëndetur dje me grupin, ndërsa ka falenderuar presidencën dhe stafin, gjithashtu dhe lojtarët.
“Fola me presidentin Gjici dhe pas dëmtimit në ndeshjen me Rudarin nuk arrita që të riaftësohem plotësisht për të dhënë kontributin tim te Kukësi. Nuk mund të stërvitem dot për disa ditë sepse rrezikoj shumë. U uroj suksese çunave”.