Shkëndija e Tetovës luajti ditën e djeshme kundër Gent, takim i vlefshëm për sfidën play-off të Europa League. Skuadra e shqiptarëve të Maqedonisë nuk mundi të kualifikohej, teksa u mund nga belgët me rezultatin 4-0. Megjithatë në këtë takim duket se fitoi “shqiptaria”. Në këtë sfidë ishin të pranishëm 30 mijë tifozë, të cilët mbështetën kuqezinjtë e Shkëndijës, të cilët kishin ardhur nga të gjitha trevat shqiptare. Një numër rekord ky që nuk ishte parë ndonjëherë në stadiumin “Filipi II” në Maqedoni.
© 2024 News Sport - Dev by Aplikacione.com.