Përfaqësuesja e Kosovës i ka impresionuar të gjithë me rezultatet dhe lojën spektakolare. Por “Dardanët” kanë regjistruar një arritje të pazakontë për vitin 2018. Sipas statistikave, ekipi i drejtuar nga zvicerani Bernard Challandes nuk ka pësuar asnjë humbje në të gjitha përballjet.
Këtë rezultat e ka arritur dhe përfaqësuesja e Rumanisë. Megjithatë ndryshe nga Shqipëria, Kosova ka mundësinë më të mirë për të vazhduar garën në Ligën e Kombeve, pasi kryesojnë grupin 3 të Ligës D me 11 pikë dhe momentalisht janë në avantazh ndaj Maltës me rezultatin 0-1