Ekipi shqiptar i handbollit për femra Istogu ka arritur kualifikimin historik në fazën e 1/16 të kompeticioni Challenge Cup. Vajzat shqiptare mposhtën në të dyja takimet vajtje-ardhje rivalet italiane të Cassano Magnago me rezultatin e përgjithshëm 49:45 (26:24 ndeshja e parë, 23:21 e dyta në Pejë).
Ato kanë shansin të vazhdojnë më tej aventurën drejt sigurimit të një trofeu ndërkombëtar.
Duhet të theksohet se Istogu nuk ka një palestër për t’u stërvitur dhe ky kualifikim është një arritje domethënëse.