Cristiano Ronaldo mbrëmjen e djeshme ka dalë me karton të kuq në transfertën e Valencias, pasi ka patur një duel me lojtarin kundërshtar. Përsa i përket një dënimi të mundshëm për takimet e tjera në Champions League, pritet që për portugezin të merren masa shumë të rënda.
Sikurse raporton “Sky Sport”, sulmuesi rrezikon të dënohet deri në 3 ndeshje, megjithëse deri më tani nuk ka asgjë zyrtare. Nëse ky vendim do të bëhet realitet, atëherë kjo do të thotë se numri 7 i Juventusit do të humb ndeshjet me Manchester United.
Në të njëjtën kohë, po i njëjti burim që raporton lajmin, shpjegon se Juventus do të bëjë një ankesë te UEFA për të gjitha rastet që kanë të bëjnë me këtë ngjarje, pasi pamjet duken qartë që CR7 nuk e ka prekur fare kundërshtarin në momentin që ai është rrëzuar, ndërsa në momentin e dytë është një duel i zakonshëm që futbollistët mund ta bëjnë në çdo ndeshje dhe mund të ndëshkohet me një karton të verdhë.