“Neymar negocion me Real Madridin”, ky ka qenë titulli me të cilën ka hapur faqen e parë e përditshmja spanjolle “AS”. Lajmi për mbylljen e marrëveshjes me madrilenë për të përditshmen spanjolle është një gjë e sigurt që nuk ka nevojë për shumë komente.
Mbrëmjen e djeshme thuhet se ka patur takime mes palëve dhe se shuma për të cilën braziliani do kalojë te Real Madridi është 260 milionë euro.
Edhe pse nuk ka ende diçka zyrtare, në brendësi të artikullit shkruhet se gjithçka është kryer me sukses dhe se pritet përfundimi i kampionatit që sulmuesi brazilian të udhëtojë drejt Madridit për t’iu bashkuar skuadrës së re për sezonin e ardhshëm. /NEWSPORT.AL/