Ka përfunduar edhe miqësorja tjetër e programuar sot në Slloveni nga ekipi i Shkëndijes së Tetovës. Kampionët e Maqedonisë kanë barazuar 1-1 me vendasit e Domzhales, në takimin e parë miqësorë gjatë fazës përgatitore që po zhvillojnë në tokën Sllovene.
“Kuqezinjtë” u gjendën në disavantazh në pjesën e parë, por kanë arritur të evitojnë humbjen në të dytën. Domzhale është një ekip mjaft i njohur në Slloveni ku sezonet e fundit ka luajtur në kupat e Europës dhe ku ka arritur deri në fazën “Play off”, ashtu si edhe Shkëndija.