Sipas mediave italiane, vendimi për vendosjen e sanksioneve ndaj Milanit do të merret ditën e nesërme. Për shkak të ndeshjeve të fundit të fazës së parë të Europa League dhe impenjimit të “Djallit” në këtë kompeticion, UEFA e shtyu me një ditë vendimin për ndëshkimin financiar të klubit kuqezi.
Pas anulimit të arritjes së një marrëveshjeje mirëkuptimi mes palëve, Gjykata e Arbitrazhit Sportiv (CAS) ia kaloi çështjen e “Fair Play-t Financiar” Trupës së Kontrollit Financiar të Klubeve të UEFA-s.
Klubi akuzohet se ka kryer shkelje të transferimit të aksioneve financiare nga ish-presidenti Berlusconi te Yonghong Lee, ish-biznesmen kinez që drejtoi 7-herë kampionët e Europës. Pritet që përveç gjobitjes, Milan të ketë kufizime në merkato.