Ndërkohë që po përfundojnë ndeshjet në dy divizionet e para të futbollit shqiptar, ka nisur në mënyrën më të shëmtuar takimi midis Këlcyrës dhe Tepelenës e vlefshme për Kategorinë e Dytë.
Takimi nuk është zhvilluar pasi në stadiumin e Këlcyrës nuk kanë qenë prezente forcat e policisë bashkiake. Siç raporton “Report TV”, ky fakt i ka detyruar ekipet të braktisin ndeshjen. Ndërkohë që pritej ardhja e forcave të policisë për 45 minuta grupi I arbitrave dhe lojtarët e dyja kampeve kanë lënë fushën. Policia bashkiake e Këlcyrës nuk ka marrë përsipër mbarëvajtjen e rendit në stadium.
Në një situatë të tillë rrezikohet të merren masa të ashpra nga FSHF-ja ndaj klubit të Këlcyrës.