Nesër futbolli shqiptar përkujton 5-vjetorin e vdekjes së ish-futbollistit të njohur të Vllaznisë dhe Kombëtares sonë Zamir Shpuza. Në 10 janar të vitit 2014, 45-vjeçari vdiq në Gjermani (Speyer) pas një hemorragjie në tru.
Faqja “Sporti nga Bajraktari” përkujtoi ditën e dhimbshme të ndarjes nga jeta të ish-qendërmbrojtësit Shpuza. Ai konsiderohet simboll i futbollit shkodran, duke luajtur dhe në kampionate të huaja: Mal të Zi, Francë dhe Gjermani. Shpuza u aktivizua në 5 takime ndërkombëtare me Shqipërinë.
“Sot bëhen 5 vite nga ndarja nga jeta e Zamir Shpuzës. Futbolli shkodran, por edhe ai shqiptar ishin në zi si sot 5 vitë më parë. Ish-futbollisti i Vllaznisë dhe Partizanit la shenjë jo vetëm në futbollin shqiptar, por edhe në Mal te Zi, Francë dhe Gjermani.
Shpuzën e njihnin të gjithë si ‘Tuto’ dhe bashkë me vellain e tij, Luanin ndihmuan shumë të rinj në futbollin profesionist. Padyshim që kontributi i tij do të mbetet përgjithmonë.”