Bota e futbollit po goditet nga dita në ditë nga tragjedi njerëzore. Pas shembjes së urës në Genoa ku vdiqn 43 veta, një tjetër ngjarje e rëndë ka goditur futbollin italian. Trajneri i Sirakuzës, Davide Artale , 27-vjeç ka humbur jetën në një aksident automobilistik afër qendrës stërvitore të ekipit italian. Bashkë me të udhëtonte dhe portieri Maurice Gomis, i cili ka shpëtuar mrekullisht dhe është jashtë rrezikut për jetën. Makina me të cilën ata udhëtonin u përplas me një mur dhe u rrotullua disa herë.
Ngjarja ka prekur jo vetëm komunitetin vendas, por mbarë futbollin italian.