Është ndarë nga jeta në moshën 73-vjeçare ish-futbollisti i njohur italian Felice Pulici. Lajmin e kanë dhënë mediat italiane. Ish-futbollisti i Lacios konsiderohet njëri prej emblemave të klubit bardhekaltër, pasi ishte pjesë e brezit të artë të vitete ’70 që fituan titullin e parë kampion të Italisë në 1974. Më pas Pulici ka punuar në sektorin e stërvitjes dhe rritjes së të rinjve te Lacio dhe në vitet ’80-ë shërbeu si menaxher i përgjithshëm i klubit roman.
Lajmi ka hidhëruar të gjithë publikun futbollistik.
© 2024 News Sport - Dev by Aplikacione.com.