Tashmë është konfirmuar që në ndeshjen mes Brazilit dhe Meksikës për fazën e 1/16-ave, kombëtares “seleçao” do t’i mungojë një nga lojtarët më të rëndësishëm. Marcelo nuk ka arritur dot të tejkalojë dhimbjet e shpinës dhe në këtë mënyrë ai nuk do të mund të aktivizohet në takimin e rradhës.
Mbrojtësi i Real Madrid u zëvendësua në ndeshjen kundër Serbisë për shkak të problemeve fizike, ndërkohë që u përhapën lajme se dhimbjet e shpinës për Marcelon ishin shkaktuar nga gjumi jo i mirë për shkak të dyshekut në dhomën e hotelit ku po qëndron kombëtarja braziliane.