Zinedine Zidane së shpejti do të jetë trajneri i ri i Real Madrid. Lajmin e konfirmon prestigjozja “Marca”, ku shkruan se francezi do të marrë drejtimin e kampionëve të Europës këtë mbrëmje.
Kujtojmë që ish-tekniku, në verën që shkoi ka dhënë dorëheqjen nga skuadra, duke deklaruar se ekipi ka nevojë për një frymë të re. Mirëpo, më pas u largua edhe Cristiano Ronaldo, e trajneri Julen Lopetegui mori drejtimin e Realit, por pa mundur të bëjë shumë mirë dhe u shkarkua nga detyra shumë shpejtë.
Më pës erdhi Santiago Solari, i cili u duk se ndërroi “marshin” e skuadrës dhe e solli në një gjendje shumë të mirë, por “kalaja” e ngritur nga ai ra për pa ditë, pasi dolën nga gara nga të gjithë kompeticionet.
Deri në këto momente Solari vazhdon të udhëheqë madrilenët dhe asgjë nuk ka zyrtare që Zidane rimerr drejtmin e skuadrës. Gjithsesi, gjithçka mbetet për t’u parë.