Mbrëmjen e djeshme është luajtur takimi Astra – Roma për fazën e fundit të Europa League, por ajo që ka çuditur më shumë tifozët, ka qenë veprimi i një tifozi të ekipit të Astras.
Ai ka gjetur momentin kur forcat e sigurisë po qetësonin tifozët e Romës dhe ka rrëmbyer një nga flamurët e Romës.
Menjëherë pas këtij veprimi ai është ndaluar nga forcat e sigurisë. Duke mos pasur asnjë rrugë zgjidhje tjetër, ai është detyruar ta çojë flamurin në vendin që e ka marrë, për tu riktryer i qetë dhe për të parë më pas takimin për të cilin ai kishte shkuar.