UEFA pezullon me dy vite nga aktivitetet europiane Lyon-in dhe Besiktas-in.
Tifozëritë e të dyja skuadrave u përfshinë në një përleshje para sfidës mes tyre në çerekfinalet e Europa League, luajtur një javë më parë në Francë. Ndeshja u shty me 50 minuta nga orari kur ishte përcaktuar, ndërsa UEFA ka dalë tashmë edhe me një vendim zyrtar.
“Komisioni i Disiplinës dhe Etik i UEFA-s ka vendosur që Lyon-i dhe Besiktas-i të pezullohen nga pjesëmarrja në garat evropiane për dy sezonet e ardhshme.
Duke u bazuar në raportet e zyrtarëve tanë, tifozët e të dyja skuadrave i kanë thyer rregullat, për të cilët duhej të kishin mbajtur përgjegjësi klubet përkatëse
Në rast përsëritjeje të trazirave, të dyja skuadrat do të përjashtohen nga Europa League menjëherë që në këtë sezon”, thuhet në njoftim.
Sfida e kthimit për çerekfinalet e Europa League mes Besiktas-it dhe Lyon-it do të luhet sot në Turqi në orën 21:05. Takimi i parë në Francë përfundoi 2-1 për Lyon-in.