Igli Allmuça ka folur për çështjen Danilo Alvesh që ka lindur së fundmi në Vlorë. Përplasja verbale e brazilianit me trajnerin Shpëtim Duro, ka trazuar ujërat në kampin kuqezi. Për këtë ai foli në studion e emisionit “Ora Skaner”, trajneri i Dinamos Igli Allmuça. Ky zbuloi rolin e Duros si trajner te Flamurtari teksa u shpreh: “Besoj se kjo çështje nuk ka lindur sot.
Ka kohë që akumulohet dhe sot plasi. Të gjithë e njohim Duron dhe është një trajner që merr në skuadër lojtarët e tij. Ai s’pyet asnjë. Besoj se pas kësaj aventura e Danilo Alvesh përfundon me Flamurtarin dhe nuk ka kthim mbrapa”, tha Allmuça.