Talentet në Shkodër nuk mungojnë dhe këtë gjë e kanë treguar ndër vite. Balaj, Salihi, Vajushi, Hebaj, por edhe shumë të tjerë që kanë dal nga ekipet zinxhire të Vllaznisë. Tashmë është radha e një tjetër lojtari. Bëhet fjalë për Aron Dibra, 22-vjeçari i cili largohet nga Shkodra për të provuar një aventurë të re në Francë.
Dibra ka nënshkruar një kontratë me skuadrën e Stade Briochin që militon në Ligën e 3-të franceze në Grupi C. Momentalisht kjo skuadër ndodhet në vendin e dytë në renditje, dy pikë më pak se vendi i parë. Kjo do të jetë prova e tij e parë jashtë Shqipërisë, ndërsa në vendin tonë ka luajtur për Vllazninë B dhe Ada e Velipojës.