Deri më tani skuadrat në kampionatet respektive kanë arritur të dalin në pah me forcën që kanë, por megjithatë ka edhe prej tyre që vazhdojnë të na surprizojnë. Sikurse raporton “Tuttomercato”, në ligat më të forta në Europë se kush ka arritur të shënojë më shumë deri më tani, në Itali kryeson Sasuolo, duke lënë pas Juventusin e Cristiano Ronaldos.
Mundën Interin në fillim të kampionatit, ndërsa tashmë në 5 ndeshje kanë arritur të shënojnë plotë 12 gola. Në Spanjë udhëheq Barcelona me 16 gola, Bayern në Bundesliga me 11 gola. Përsa i përket kampionatit francez PSG-ja në 6 ndeshje ka shënuar 20 herë. Kurse në Premier League udhëheqin kampionat e Manchester City që kanë finalizuar 19 gola në 6 ndeshje.