Spanja nuk e njeh akoma Kosovën si shtet të pavarur, por qeveria spanjolle është detyruar ta njoh në arenën sportive. Qeveria spanjolle është dorëzuar pas “kërcënimeve” nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (IOC) që nëse sportistët kosovarë nuk garojnë si të barabartë me shtetet e tjera, nuk do ti lejonin organizimin e asnjë gare ndërkombëtare në këtë vend.
Në një deklaratë e publikuar ditën e sotme bëhët me dije se:
“IOC dhe Komiteti Olimpik i Spanjës dëshirojnë të shprehin publikisht kënaqësinë e tyre të thellë me vendimin e marrë sot nga Qeveria Spanjolle lidhur me pjesëmarrjen e sportistëve të Kosovës në garat ndërkombëtare në Spanjë. Me këtë vendim të komunikuar sot nga Ministria e Punëve të Jashtme, Bashkimi Evropian dhe në bashkëpunim me Josep Borrell, Qeveria e Spanjës do t’u sigurojë delegacioneve sportive të Kosovës të garojnë në Spanjë me vizën përkatëse dhe do t’i autorizojnë ata të përdorin simbolet e tyre kombëtare, himnin dhe flamurin në përputhje me protokollin olimpik”, thuhet në njoftimin e lëshuar për media nga IOC.
Kjo do t’u sigurojë spotistëve të Kosovës të marrin pjesë me kushte të njëjta më të gjithë sportistët tjerë të 206 Komiteteve Olimpike Kombëtare të njohura nga IOC, thuhet më tej në komunikatë. IOC dëshiron të përmirësitë mirënjohjen e sinqeirtë me këtë vendim të miratuar nga Qeveria Spanjolle dhe mbështetur nga kryeministri, Pedro Sanchez. Javën e kaluar, Qeveria e Spanjës vendosi të mos lejojë karateristët nga Kosova të garojnë me flamurin dhe himnin e tyre në kampionatin botëror të organizuar në Madrid. Presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës, Besim Hasani ka falënderuar Qeverinë e Spanjës për vendimin e marrë, duke shpresuar se edhe qeveritë tjera që nuk e kanë njohur shtetin e Kosovës do të marrin vendime të njëjta. Po ashtu presidenti Hasani falënderon presindentin e IOC, Thomas Bach me bashkëpuntorët e tij, si dhe presidentin e KO të Spanjës, Alejandro Blanco dhe kryeministrin spanjoll, Pedro Sanchez.