Aventura e Xherdan Shaqirit te Liverpooli mund të mbyllet që në verë. Sipas mediave të huaja (The Sun,Le 10 Sport etj), raportojnë se “Të Kuqtë” e kanë gjetur zëvendësuesin ideal të shqiptarit të përfaqësueses zvicerane. Ai është futbollisti i Ajaxit David Neres. 22-vjeçari po kalon një sezon të jashtëzakonshëm teksa ka shënaur 12 gola dhe ka dhënë 16 asiste në 46 ndeshje. Për më tepër, që holandezët eliminuan nga Champions League-a superfuqitë Real Madrid dhe Juventus.
Kostoja e brazilianit shkon në 52 milionë €. Duke parë se ka humbur totalisht hapësirën dhe rëndësinë te Liverpooli, Shaqiri mund të planifikojë një tjetër divorc në karrierë. Pavarësisht, se tekniku i tij Jurgen Klopp konfirmoi për mediat se nuk e aktivizoi shqiptarin për probleme fizike, konkurenca e madhe në formacionin e skuadrës nga Merseyside po ia bën akoma më të vështirë qëndrimin në Angli Shaqirit.
© 2024 News Sport - Dev by Aplikacione.com.