Supersfida e ditës së mërkurë midis Real Madridit dhe Barcelonës e vlefshme për kualifikim në finalen e Kupës së Mbretit do të transmetohet ekskluzivisht nga “RTSH Sport”.
Vetë “RTSH Sport” e konfirmoi lajmin e madh me anë të një postimi në faqen zyrtare në “Facebook”.
“El Clasico, Kupa e Mbretit.
Të mërkurën, ora 21.00,
në Rtsh Sport”.
Madrilenët janë të avantazhuar për të shkuadr drejt finales, pasi kanë barazuar në ndeshjen e parë në “Camp Nou” 1-1, por me lojën që ofrojnë të dy gjigantët e futbollit çdo gjë mbetet e hapur.