Disa ditë më parë trajneri i Tottenham Mauricio Pocchetino foli mbi interesimin e Real Madrid për të pasuar Zidane në krye të “galaktikëve”. Për këtë ai u shpreh se “kur të thërret Reali duhet t’i përgjigjesh”, duke aluduar se ishte i gatshëm për të marr frerët e 13 herë kampionëve të Evropës. Por mesa duket ka dhe nga ata që nuk e pëlqejnë idenë e drejtimit të ekipit më të suksesshëm në futbollin kontinental. Ky është rasti i trajnerit 30 vjeçar të Hoffenheim, Julian Nagelsmann, i cili sipas gazetës gjermane Bild ka refuzuar kontaktet e ardhura nga kryeqyteti spanjoll nëpërmjet agjentit të tij.
Nagelsmann ka drejtuar ekipin gjerman në pjesëmarrje të vazhdueshme në kupat e Evropës duke u bërë një nga trajnerët më të dëshiruar në kontinent e për këtë u konsiderua nga drejtuesit e “merengues” si një opsion shumë i mirë për të marr postin e trajnerit.