Mario Dajsinani ka nisur provën te skuadra e njohur në Holandë, pikërisht te Viteshe ku aktivizohet Milot Rashica.
Portieri i talentuar i Partizanit do të provohet disa ditë dhe më pas drejtuesit e klubit holandez dhe stafi teknik i skuadrës do të japin verdiktin final, nëse shtatlarti 188 cm i gjatë, do të qëndrojë ose jo.
Dajsinani ka zhvilluar dy seanca stërvitore me Viteshen, ndërsa “shkes” për këtë kalim të tij te kjo skuadër ka qenë Altin Lala, ish-kapiteni i Kombëtares.
Klubi i Partizanit i ka dhënë leje portierit të talentuar për të zhvilluar provën te Viteshe dhe nëse Dajsinani do të kalojë me sukses këtë testim, të kuqtë do të përfitonin një shumë të “majme” nga shitja e tij.