Claudio Bonanni është lojtari më i ri i Kamzës. Lajmi është bërë i ditur nga klubi kamzali përmes një njoftimi në kanalin zyrtar. 21-vjeçari luan si mbrojtës i majtë dhe është formuar në Akademinë e Milanit.
Ai ka firmosur një kontratë 2-vjeçare dhe së shpejti do të mbërrijë në Shqipëri për t’iu bashkuar skuadrës së Bledar Devollit. Përmes një njoftimi në kanalin zyrtar, bëhej me dije:
“Zyrtare –
Claudio Bonanni, futbollisti i formuar ne Akademine e Ac Milan, firmos nje kontrat 2-vjeçare. Italiani luan si mbrojtes i majte dhe eshte 21-vjeçar.
Ëelcome Claudio!
KF Kamza”, përfundon lajmërimi i klubit të Kamzës.
Dita-ditës, ekipi kamzali po përforcohet me elementë që në letër janë cilësorë. Tashmë pritet të tregojnë aftësitë e tyre në fushën e blertë.