Roger Federer ka dorëzuar sot titullin e grand slam të Australian Open, pasi është mundur 3-1 (6-7, 7-6, 7-5, 7-6) nga greku Stefanos Tsitsipas në takimin e raundit të katërt, ndeshje që zgjati 3 orë e 50 minuta. Një dual mes legjendës Federer dhe 20-vjeçarit grek, që arrin të kualifikohet për herë të parë në çerekfinalet e grand slam që po zhvillohet në Melburn. Kjo ishte humbja e parë e Federer në këtë turne pas 3 vitesh, pasi zvicerani ka triumfuar në Melburn në dy edicionet e fundit. Gjithsesi, pas kësaj humbje ai rrezikon të dorëzojë edhe vendin e tretë në klasifikimin e përgjithshëm.
Një ndeshje pa problem për tenistin Rafael Nadal që mundi çekun Tomas Berdych 3-0 (6-0, 6-1, 7-6) duke kaluar në cerekfinale.