Që lojtarët të bëhen tifozë ndodh shpesh, por që tifozët të bëhen lojtarë kjo ndodh rrallë. Një ditë më parë, klubi i basketbollit të Tiranës prezantoi një basketbollist të ri e premtues që është zyrtarisht pjesë e skuadrës kampione në pjesën e dytë të sezonit. Klein Strazimiri më në fund ka bërë ëndrrën realitet. Ka veshur fanellën bardheblu. Pjesë e grupimit “Tirona Fanatics” që fëmij, basketbollisti ka lënë skuadrën e Teutës për tu bashkuar me skuadrën e tij të zemrës.
Tani nuk do të jetë me thjesht një fanatiks i Tiranës nga shkallët e stadiumit apo të pallatit të sportit, por një tifoz në parket. Një ëndërr që bëhet realitet për djaloshin e talentuar.