Klima te Real Madridi sa vjen dhe po rëndohet. 4 ndeshje radhazi pa grumbulluar as edhe një pikë dhe për më tepër “thatësirë” në gola po shtojnë akuzat për keqmenaxhim të skuadrës nga teknkiku Julen Lopetegui.
Kanë filluar të dëgjohën zërat e parë për largimin e ish-teknikut të Spanjës nga stoli i kampionëve të Europës dhe në mediat spanjolle po qarkullon dhe emri i parë që mund të ulet në stolin e “Los Blancos”.
Sipas “as”-it Antonio Conte është kandidati kryesor për të drejtuar Realin në këtë situatë kritike.
Pasi u largua nga Chelsea, Conte u kërkua nga drejtuesit madrilen për të pasuar Zinedine Zidane, por ai refuzoi kategorikisht. Që ky operacion të konkretizohet me sukses Reali duhet të zgjidhë kontratën e Contes me Chelsean, e cila mbetet ende e vlefshme.
Ish-trajneri i Juventusit, Italisë dhe Chelseat Antonio Conte