Në fakt kishte nënshkruar për dy vite me Partizanin si këshilltar i presidentit Gaz Demi, por kohët e fundit emri i tij u harrua. Sot, newsport.al mëson nga burime të besueshme pranë klubi se Luçiano Moxhi do të jetë edhe për këtë sezon pranë presidencës së kuqe. Madje bëhet me dije që drejtuesit e Partizanit kanë nisur tratativat me “Zonjën e Vjetër” për të huazuar një lojtar që është pjesë e Akademisë.
Ndërmjetës është bërë Luçiano Moxhi, ndërsa emri i futbollistit nuk bëhet me dije. 15-herë kampionët e Shqipërisë po mundohen të qëndrojnë shumë hermetik në këtë merkato vere dhe gjithçka ndodh brenda mureve të klubit, po preferohen të mbahen aty. Pritet me interes të shihet se si do të përfundojë kjo tratativë. Me sa duket klubi i kuq do të vijojë të punojë me frymën e “Big” Luçianos, megjithëse tifozët prej disa ditësh kanë kërkuar një frymë të re, duke theksuar që mos të përsëriten gabimet e së shkuarës. /Newsport.al/