Milani po e mendon seriozisht për të rikthyer në skuadër sulmuesin Zlatan Ibrahimoviç, madje që në merkaton e janarit. Të paktën kështu përflitet në mediat e huaja, sidomos ato italiane, Tuttosport.
Kontrata që do e mbajë suedezin në “San Siro” me ngjyrat kuqezi është prej 18 muajsh e përgatitur nga drejtuesit e klubit, e një prej tyre është Leonardo.
Tashmë duket se gjithçka po shkon drejt finalizimit, e mbeten për të gjetur dakordësinë me agjentin Mino Raiola. Kjo është një çështje me shumë interes për Milanin, por në veçanti edhe për tifozët. Mbetet për t’u parë nëse do të realizohet diçka e tillë, pasi një dyshe Ibra-Higuain do të ishin shumë të rrezikshëm për të gjithë kundërshtarët.