Floyd Mayweather, boksieri amerikan ka pranuar duelin me kampionin e botës në UFC, Khabib Nurmagomedov. Kjo sfidë do të jetë një nga më interesantet në UFC dhe pritet me padurim nga fansat e këtij sporti. Mayweather duhej të garantohej që ai të fitonte më shumë se në duelin me McGregor, pra rreth 200 milionë dollarë.
Amerikani ka thënë në një video të postuar në rrjetet sociale: “Unë jam shefi vetes sime. Kështu që nuk mund të them çfarë do të ndodhë me Khabib në fund. Por në fund ne mund ta bëjmë të mundur. Kur të përballem me Khabib do të paguhem më shumë sesa në ndeshjen me McGregor, ndoshta më shumë se 100 milionë dollarë të garantuara. Mund të them që do të jenë mes 110-200 milionë dollarë”.