Kjo merkato vere duket se do të jetë e çmendur në Itali. Pas kalimit të Cristiano Ronaldos te bardhezinjtë, sot një emër i i ri ka dalë në skenë për t’iu bashkuar portugezit. Bëhet fjalë për mbrojtësin e Real Madrid, Marcelo.
Mediet spanjolle raportojnë se braziliani është kontaktuar nga Ronaldo, i cili i ka kërkuar të transferohet në Torino. Tashmë po shqyrtohet seriozisht mundësia e kalimit të mëngjërashit te “Zonja e Vjetër”. Në rast se gjithçka mbyllet me suksese, atëherë pa frikë Juventus do të jetë një ndër kandidatët potencialë për kampion Europe.