Eduart Rroca është padyshim një lojtarët më të mirë te skuadra e Luftëtarit, por edhe në Superligë. Problemet e shumta që po kalon skuadra e Mezanit si nga rezultatet dhe nga ajo financiare mund të detyroj shumë lojtarë të largohen nga Gjirokastra në merkaton e janarit. Një ndër ta mund të jetë dhe Rroca, ku ofertat në drejtim të tij nuk mungojn. Sipas asaj që raporton ”Infosport.mk” Shkëndia e Tetovës ka shfaqur interes për mesfushorin.
Ai me Luftëtarin ka kontratë deri qershorin e vitit 2019-të, ndërsa që mos ta humbasin atë me parametro zero, drejtuesit e skuadrës gjirokastrite me siguri se do pranonin të hynin në bisedime me drejtuesit e Shkëndijës, të cilët për shërbimet e 25-vjeçarit interesoheshin edhe gjatë verës së kaluar. Për më tepër Rroca ka të njëjtin menaxher që te Shkëndija solli edhe Gledi Micin, i cili doli si një përforcim mjaft i qëlluar i skuadrës tetovare. Kujtojm që Shkëndia renditet në vendin e parë në kampionatin maqedonas, 5 pikë më shumë se Vardari i vendit të dytë.