Valon Behrami, mesfushori i skuadrës së Udinezes në një postim në rrjetet sociale, ka ndarë me fansat e tij opinione në lidhje me shiritn e kapitenit.
“Të jesh kapiten i Udinezes është një përgjegjësi jo vetëm brenda fushës së lojës, por edhe jashtë saj. Kjo është diçka që më pëlqen, më jep mundësinë që t’i shoh gjërat nga një tjetër pozicion. Për mua është një nder dhe një krenari, por gjithashtu edhe për familjen time, duke e parë djalin e tyre si një kapiten i Udinezes”, ka përfunduar Behrami.